“Nuk do të ketë zyrtar që do t’i mbaj 5-6 pozita e pagë dhe shtesa mbi 50 mijë euro në vit”

Prishtinë | 24 Pri 2021 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me një zyrtar të lartë të partisë në pushtet.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në takimin që ka pasur me të ai kishte përmendur se në këtë qeverisje më nuk do të ketë zyrtar të lartë që i mban pesë apo gjashtë pozita.

Ai ndër të tjera ka bërë të ditur se ai i kishte thënë që ka kaluar koha kur një zyrtar i lartë publik i merr 50 mijë euro në vit paga e shtesa.

“Me seriozitetin më të lartë tha se ka kaluar koha kur një zyrtar i lartë publik ka me i mbajt pesë e gjashtë pozita. Ka kaluar koha kur një zyrtar i lartë publik i merr 50 mijë euro ne vit paga e shtesa”, ka shkruar Miftaraj.

Të ngjashme