“Nuk e kemi çu atje për t’u bërë avokat i Reçakut”, Ardita Sinani e quan skandaloze deklaratën e Arifit

Prishtinë | 14 Pri 2022 | 18:21 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi për ish-deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi se “nuk e kemi çu atje për t’u bërë avokat i Reçakut”, po cilësohet skandaloze.

Për këtë deklaratë ka reaguar ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani.

“Kjo kritikë e Shqiprim Arifit mbi ngritjen e çështjes së Reçakut nga ana e Shaip Kamberit në parlamentin e Serbisë, ku e kishte kritikuar mosdënimin e kryerësve dhe urdhërdhënësve të kësaj masakre ndaj shqiptarëve, është skandaloze edhe në emër privat, e lëre më në emër të qytetarëve dhe shqiptarëve të Komunës së Preshevës. Është e drejtë e Shqiprim Arifit të mendoj kësisoj si person privat, por tashmë ai përfaqëson dhe flet në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës. Andaj, si qytetare e Komunës së Preshevës dhe si përfaqësuese e zgjedhur në Kuvendin e saj Komunal, distancohem nga pohimet e kryetarit të Komunës. Ato nuk më përfaqësojnë.”, ka shkruar Sinani në Facebook.

Ky është deklarimi i saj i plotë:

Deklarata e mbrëmshme e kryetarit të Komunës së Preshevës në televizionin T7, se “nuk e kemi çu atje [Shaip Kamberin në parlament] për t’u bërë avokat i Reçakut”, është skandaloze.

Kjo kritikë e Shqiprim Arifit mbi ngritjen e çështjes së Reçakut nga ana e Shaip Kamberit në parlamentin e Serbisë, ku e kishte kritikuar mosdënimin e kryerësve dhe urdhërdhënësve të kësaj masakre ndaj shqiptarëve, është skandaloze edhe në emër privat, e lëre më në emër të qytetarëve dhe shqiptarëve të Komunës së Preshevës.

Është e drejtë e Shqiprim Arifit të mendoj kësisoj si person privat, por tashmë ai përfaqëson dhe flet në emër të qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Andaj, si qytetare e Komunës së Preshevës dhe si përfaqësuese e zgjedhur në Kuvendin e saj Komunal, distancohem nga pohimet e kryetarit të Komunës. Ato nuk më përfaqësojnë.

Ftoj kryetarin e Komunës të kërkoj falje publike.

Së paku për dinjitetin e qytetarëve të Komunës së Preshevës.

Të ngjashme