Nuk e votojmë Qeverinë Haradinaj

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 08:25 | Nga

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se dy deputetët e kësaj partie nuk do ta mbështesin Qeverinë Haradinaj.
Ajo ka treguar se do të votojnë kundër kësaj Qeverie meqë koalicionin PDK-AAK-Nisma e konsideron jo të denjë për t’i çuar përpara proceset e Kosovës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kusari-Lila ka thënë se ata deputetë që do t’i ndihmojnë PAN-it për ta formuar Qeverinë do të vendosin njollë në karrierën e tyre politike dhe me këtë votim mund të përshëndeten me jetën e tyre politike.

Kusari-Lila ka theksuar se, edhe nëse PAN-i arrin ta formojë Qeverinë, ajo do të jetë jetëshkurtër. “Nuk kam dyshim se Qeveria e PAN-it do të jetë shumë më jetëshkurtër sesa të tjerat që i kemi pasur deri më tani”, është shprehur Kusari-Lila.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme