Nuk hyjmë në koalicion me PDK-në, siguron Bahtiri

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 19:11 | Nga

Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, ka thënë se një asnjë formë dhe me asnjë çmim nuk hyjmë në koalicion me PDK-në.

“Uroj qytetarët e Kosovës që treguan maturi në ditën e djeshme, duke shprehur vullnetin e tyre politik lirshëm”.

“Pas rezultateve kanë filluar të qarkullojnë spekulime të ndryshme për lidhje të koalicioneve”.

“I siguroj gjithë qytetarët se AKR-ja nuk do të lidh koalicion me PDK-në në asnjë formë, me asnjë kusht dhe me asnjë çmim. Ne do ta respektojmë dhe dërgojmë në vend vullnetin e qytetarëve për ndryshim, e jo për vazhdimësi të keqqeverisjes, korrupsionit dhe krimit”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme