Nuk i ikim asnjë takimi, Halimi: LDK e përkushtuar që dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Prishtinë | 21 Maj 2021 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundoj suksesshëm me njohje reciproke, andaj nuk i ikë asnjë takimi, kështu ka deklaruar për Ekonomia Online Sibel Halimi, Zëdhënëse Politike Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK.

“Ashtu siç është deklaruar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, parimisht, LDK nuk i ikë asnjë takimi, prandaj do të marrë pjesë edhe në takimin e ftuar” është shprehur ajo.

Halimi poashtu ka thënë se LDK do të ketë rol kontributdhënës në dilogun me Serbinë.

“LDK është e përkushtuar që dialogu të përfundon suksesshëm me njohje reciproke, në kufijtë aktual dhe në respektimin e parimeve të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në kuadër të kësaj LDK do të luajë rolin e saj, duke dhënë kontributinnë Kuvendin e Kosovës, si parti opozitare. Ky rol i LDK-sëkarshi dialogut tanimë është i formësuar dhe si i tillë do të prezantohet në secilin format të takimeve” ka përfunduar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme