Nuk ka asnjë plan sekret për dialogun, siguron Thaçi

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 23:49 | Nga Ekonomia Online

Presidenti Hashim Thaçi e ka mirëpritur lajmin e kumtuar nga emisari i Posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se më 27 qershor të këtij viti ftohen në Washington, qeveritë e të dyja vendeve për të negociuar lidhur me rifillimin e dialogut.

Por Thaçi është deklaruar edhe rreth dyshimeve se në këtë proces mund të ketë ndonjë plan të fshehtë lidhur me dialogun midis palëve të Prishtinës dhe Beogradit në Shtëpinë e Bardhë, për çka heqë çdo dilemë se në këtë proces ka agjendë të fshehur.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi ka thënë se vërejtje të tilla të disa ekspertëve mbi dialogun Kosovë-Serbi, nuk janë të dobishme.

“Vërejtjet nga disa ekspertë mbi dialogun midis #Kosovo dhe #Serbia nuk janë të dobishme. Nuk ka ndonjë agjendë të fshehur. Nuk ka asnjë plan të fshehtë”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Të ngjashme