Nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për Automjete, s’voton PSD-ja

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 13:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mungesë të kuorumit nuk është votuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete.

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, kryetare e komisionit për Zhvillim Ekonomik propozoi që 4 amendamentet e propozuara të votohen një nga një, raporton Ekonomia Online.

“Janë katër amendamente. Ky ndryshim ka ardhur me nismë të Mërgim Lushtakut”.

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu tha se kjo është kundër amendamentit që e heq kufizimin e vjetërsisë së automjeteve.

“Ne në këtë ligj nuk marrim pjesë në votim”.

Me 60 vota për 3 abstenime është miratuar Projektligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/188039162075010/

Të ngjashme