Nuk ka prioritet më të madh për Qeverinë e Kosovës, se sa kompleksi i Jasharajve

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 16:40 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e njëzet e nëntë të Qeverisë së Kosovës, zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj propozoi që të bëhet konzervimi i kullës në kompleksin e Jasharajve në Prekaz. Ai tha se çështja e kompleksit në Prekaz është nevojë urgjente dhe se nuk ka prioritet më të madh për Qeverinë se sa kompleksi në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

“Është nevojë urgjente e konzervimit të kompleksit në Prekaz. Qeveria e Kosovës duhet ta jap kontributin e saj. Ideja jonë është që në konzervim të marr pjesë Qeveria e Kosovës dhe të shpëtohet ky memorial. Pres që javën e ardhshme me ardhë me një ide. Unë besoj se shumë shpejt duhet të vijmë me një ide konkrete. Duhet ta kemi një qasje tjeter për realizimin e këtyre detyrave”, tha Limaj.

Kurse ministri Bedri Hamza tha se ministria do të ndajë buxhet të nevojshëm për kompleksin në Prekaz.

“Kam shprehë zotimin që sa i përket pjesës financiare me u kry të gjitha investimet e nevojshme. Është një fond në kuader të buxhetit të vitit aktual, por pavarësisht sa është kostoja Qeveria e Kosovës mund ta përcjellë dhe të investojë në mbajtjen e këtij kompleksi. Sa i përket pjesës financiare ne e mbështesim fuqishëm këtë aktivitet”, tha Hamza.

Përveç kësaj është miratuar propozimi për formimin e këshillit organizues për manifestimin gjithë popullor, rreth shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast janë ndarë 100 mijë euro nga kategoria ekonomike e rezevave.

 

Të ngjashme