“Nuk ka rrugë tjetër” – Haradinaj ‘kërcënon’ Muratin pas përplasjes në kuvend

Prishtinë | 29 Sht 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të qëndrojë duarkryq nëse i ndërpritet fjala në foltoren e Kuvendit të Kosovës, duke aluduar në një rast të ndodhur me ministrin Hekuran Murati në seancën e së enjtes.

Haradinaj e mori për herë të dytë fjalën në kuvend të enjten. Tha se “nuk ka rrugë tjetër” përpos të përplaset me ministrat e qeverisë, nëse ndërpritet nga ata.

“Në këtë foltore dëgjohet ai që flet jo ai mbrapa, e nëse ndodh prap kjo duhet që edhe unë më jau kthy. Ju paralajmëroj që nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka pasur një përplasje verbale me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, gjatë fjalës së tij në foltoren e kuvendit në fillimin e seancës plenare të së enjtes.

Derisa ishte duke folur për grevën, Haradinaj i ka thënë Muratit që nëse do të flasë nga vendi ‘le të urdhërojë në foltore’, duke e lënë fjalën e tij në gjysmë.

“Mos i ndërhy deputetëve, sepse secili e ka të drejtën e tij po ashtu edhe ministrat kur të ju vije radha dhe kjo është pjesa e grupeve parlamentare. Zoti Haradinaj a doni të vazhdoni?”, ka përfunduar Konjufca.

Të ngjashme