Nuk kalon Projektligji për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 11:24 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Projektligji nr. 06/L-061 për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Hungarisë mbi transferimin e personave të dënuar u votua për herë të katërt, për shkak të gabimeve teknike.

Në sallë ishin të pranishëm 82 deputetë. Votuan 79 deputetë: 79 për, asnjë kundër, asnjë abstenim. Pra, ky projektligj nuk kaloi, raporton Ekonomia Online.

Për Projektligjin për gjykatat votuan 76 deputetë: 48 për, 26 kundër, 2 abstenime. Kuvendi miratoi në parim Projektligjin.

Në shqyrtimin e parë të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës votuan  78 deputetë: 74 për, 3 kundër, 1 abstenim. Kuvendi miratoi këtë projektligj.

Për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës votuan 78 deputetë: 74 për, 4 kundër dhe asnjë abstenim. Projektligji u miratua.

Të ngjashme