Nuk kalon Projektligji për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 12:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me 49 vota kundër 11 për dhe 3 abstenim Kuvendi nuk ka miratuar në parim Projektligjin  për vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Nënkryetari i komisionit për legjislacion, Hajdar Beqa, kërkoi që ky projektligj të votohet kundër. Ai kritikoi mosprezencës e Lëvizjes Vetëvendosje e cila njëherësh është edhe propozuesi i këtij projektligji.

“Edhe Lëvizja vetëvendosje që e ka bërë këtë propozim edhe në komision nuk ka qenë serioz as në seanca. Mendoj që kjo pikë duhet të hiqet nga rendi i ditës ose të votohet kundër,” është shprehur Beqa.

Ndërsa Frashër Krasniqi nga PSD,  kërkoi që ky projektligj të miratohet.

” PSD e mbështetë ketë projektligj, mendoj që projektligji i propozuar nga qeveria nuk e rregullon çështjen ashtu siç është e rregulluar në ligj.

Kërkojmë miratimin e këtij projektligji. Është fatkeqësi që nuk i kemi të gjithë deputetët këtu që të miratohet ky projektligj.

Ndërsa Shkumbin Demaliaj kërkoi që rekomandimet e projektligjit deputetët t’i inkorporojnë në ligjin paraprak.

“Kisha kërkuar nga të gjithë kolegët që të gjitha ato që mendojnë që duhet të ketë projektligji t’i inkorporojnë.”

Ndërsa Bilall Sherifi tha se një projektligj i tillë do të duhej të procedohej tutje.

“Mendoj që duhet të vazhdojmë që të procedojmë,” është shprehur Sherifi.

Kurse Memli Krasniqi nga PDK, tha se do të votojnë kundër pasi ky projektligj është në kundërshtim me legjislacionin e BE-së dhe një çështje e tillë është e rregulluar me Projektligjin për Kompetencat e Zgjeruara.

“Ajo që vlen të theksohet, vetë dispozitat themelore të këtij ligji janë në kundërshtim me legjislacionin e BE. Ne e kemi në procedurë një projektligj që trajton një çështje të tillë. E kemi ligjin për kompetencat e zgjeruara. Mendojmë që është me rëndësi që të hidhet në votim, dhe ne do të votojmë kundër, ashtu siç është propozu.”

Të ngjashme