Nuk kalon Rezoluta në lidhje me shtesat e fëmijëve, kërkohet kategorizimi

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 11:26 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Propozim Rezoluta për shtesat për fëmijë, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, mbështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, nuk ka kaluar për shkak të mungesës së votave.

Për këtë pati 46 vota pro dhe 3 abstenime. Grupi parlamentar i PDK-së kërkoi kategorizim të fëmijëve të cilët duhet tu jepen shtesa.

“Ka pas debat për këtë çështje është mbet që të takohen përfaqësuesit për me harmonizu dhe ende s’ka ndodhë, ne e mbështesim që të u ndahen shtesë fëmijëve por duhet të ketë kategorizim .Buxheti që mund të jetë i përcaktohet të ndahet në kategorizim dhe të u ndahet fëmijëve që i kanë prindërit e papunësuar ose që kanë një nivel të caktuar të të hyrave familjare”, ka thënë shefi i GP, të PDK-së Memli Krasniqi.

Ndërkaq,  Shqipe Pantina nga PSD ka thënë se në parim e mbështesin, por sipas saj diskutimi duhet të jetë më i gjerë.

“Ne jemi për shtesa për fëmijët por kjo duhet të jetë progresive dhe diskutim i gjerë se si do zbatohej në praktikë, fëmijët me familje të ardhura të pamjaftueshme të gëzojnë shtesa në emër të fëmijëve të tyre”, ka thënë Pantina, raporton Ekonomia Online.

E, Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se shtesat duhet të rregullohen me ligj  ashtu siç është ligji në vendet perëndimore.

“Kategorizimi bëhet për familjet që kanë dhe nuk kanë, kjo ndërtohet me skemë sociale, familjet që nuk kanë të hyra hyjnë te skema sociale, kategoria për shtesa për fëmije ne të gjithë kemi qenë fëmijë dhe prindërit tanë kanë marrë dhe pa dallime a ka qenë i punësuar në punë shtetit apo private shtesa për fëmijë ka qenë e rregulluar me ligj dhe kështu është e rregulluar edhe në vendet perëndimore”, ka thënë Sherifi.

E, nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka thënë se një shtesë tjetër prej 30 apo 20 eurove do të ketë vështirësi tek ekzekutimi.

“Nëse ne e nxjerrim një rezolutë qoftë 30 apo 20 euro mendoj se do të ketë vështirësi tek ekzekutimi i kësaj çështje që ka të bëj me rezolutën”, ka thënë Haliti.

Ministri i Financave, Bedri Hamza nuk dëshiroi të komentoj në lidhje me shtesat e fëmijëve edhe pse kryesuesi Haliti i dha fjalën.

DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës

Gepostet von EkonomiaOnline am Freitag, 2. November 2018

Të ngjashme