Nuk lejohen mediat gjatë raportimit të KOSTT, opozita: Kjo ndodhë vetëm në vendet komuniste

Prishtinë | 05 Gus 2021 | 12:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në raportimin e bordi dhe menaxhmenti i NP KOSTT në Komisionin për Ekonomi, Ndërmarrësi, Industri dhe Tregti, nuk janë lejuar mediat të qëndrojnë brenda, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të këtij komisioni të udhëhequr nga deputetja Jeta Statovci, u propozua nga deputetja Mimoza Kusari-Lila që në raportim të KOSTT-it të jetë pa prani të mediave, me arsyetimin se në bazë të rregullores janë disa gjëra që duhet mbesin konfidenciale.

Në anën tjetër deputeti nga  AAK, Pal Lekaj tha se është kundër mbylljes së raportimit për medie, dhe që sipas tij është e palogjikshme që të mbahet një raportim i tillë pa praninë  e mediave.

Të njëjtën gjë sikurse deputeti Lekaj e tha edhe deputetja nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi e cila tha se nuk e sheh të arsyeshme që të mohohet para mediave një raportim i tillë, dhe që pas kësaj mbledhje do prononcohet edhe ajo për media.

Deputetja Mimoza Kusari-Lila tha se kjo kërkesë për mbylljen për mediat është e bazuar në rregullore dhe gjithçka do ju transmetohet më vonë edhe mediave.

Diskutimi ka vazhduar edhe më shume prapë nga deputeti Pal Lekaj, deputetja Valentina Rexhepi-Bunjaku dhe Kusari-Lila, ku deputeti Lekaj tha se vetëm në komunizëm mund të ndodh një gjë e tillë.

Me gjashtë vota për u votua që mediat të largohen gjatë raportimit të KOSTT-it, dhe do lejohen vetëm për pamje.

Mbledhja ka vazhduar me pikën tjetër të rendit të ditës që ka të bëjë me punën dhe ligjin mbi shoqëritë tregtare duke propozuar këshilla dhe sugjerime kundrejt këtij ligji.

Deputeti Pal Lekaj ka pyetur lidhur me mbikëqyrjen e këtij ligji dhe zbatimit të saj.

“Na kishe jem nxënëse e ju profesorë, dhe është për të ardhur keq që ju me na tregu kush jemi”, ju drejtua Lekaj Kusarit-Lila.

Me gjashtë vota për miratohet projektligji me ndryshime mbi shoqëritë tregtare.

Lexo më shumë:

Të ngjashme