Nuk lejohet të votojë pas orës 19, acarohet qytetarja

Prishtinë | 11 Qer 2017 | 20:24 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në shkollën “Faik Konica”, pas mbylljes së dyerve në ora 19:00 kur e parasheh ligji, kishte së paku një qytetare që kërkonte të hynte brenda dhe të votonte.

Sikur dëgjohet dhe në video-incizimin e Ekonomia Online, një qytetare insistonte që të lejohej të votonte. “Marre duhet me ju ardhë”, i drejtohet ajo drejtoreshës së kësaj shkolle, Gjylie Bala, e cila po vepronte sipas ligjit.

Qytetarja thoshte se ka ardhur nga Austria dhe se kishte ardhur qe 10 minuta në oborrin e shkollës.

Mirëpo, Bala, si menaxhere e kësaj qendre të votimit, ka urdhëruar pjesëtarët e sigurisë të mbyllen dyert në orën 19. Ndërkohë, disa personave që kanë qenë brenda qendrës në këtë kohë, iu është mundësuar votimi.

Të ngjashme