Nuk miratohet rezoluta për thëngjillin dhe mihjen e Sibovcit

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 12:46 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës me 19 vota pro, 34 kundër dhe 8 abstenime nuk ka miratuar rezolutën e propozuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi, për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit.

Kryeministri Isa Mustafa në përfundim të interpelancës për çështjen e shfrytëzimit të thëngjillit dhe minierën e Sibovcit interpelancë kjo e thirrur nga Donika Kadaj Bujupi dhe e mbështetur nga 15 deputetë nënshkrues tha se konsideron se duhet të diskutohet dhe ekziston edhe përkushtimi i ministrive përkatëse, KEK-ut e Komunës së Obiliqit për këtë problem, raporton Ekonomia Online.

“Ministritë përkatëse dhe KEK duhet të veprojë sa më shpejtë që të zgjidhen problemet me banorët. A do të aplikohet korniza apo ligji për shpronësim prapë mbetet çështje ligjore. Jashtë ligjit asnjë veprim nuk mund ta bëjmë. Kërkoj që institucionet me zbatuar ligjin. Çdo njëri e merr pjesën e përgjegjësisë së vet njëjtë siç e marr edhe unë. Duhet të kemi qasje pozitive e konstruktive sepse është problem qe duhet të gjejmë rrugë. Afate nuk mund të caktojmë këtu”, ka thënë ai.

Ndërsa iniciuesja e interpelancës, Donika Kadaj-Bujupi, iu drejtua kryeministrit Mustafa duke e pyetur: “A po pranoni që është situatë emergjente?”

“Dhe e dyta cili është plani për veprim, sepse gjithçka që dëgjuam tani ju nuk treguat qe keni plan veprimi?”.

“Cilat kanë qenë veprimet e juaja konkrete. Ne dëgjuam këtu akuza e kundërakuza. Te çështja e thëngjillit thatë se nuk është importuar thëngjill, unë kam të dhëna nga Dogana që është importi thëngjill kush i ka importuar këto, ose thatë që s’është importuar, kush kënd po e mbron, çka po mundoheni me fsheh”, ka thënë Kadaj-Bujupi.

Të ngjashme