Nuk miratohet sërish Ligji për Shoqëritë Tregtare

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 13:05 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës nuk e ka miratuar Ligji për Shoqëritë Tregtare, i cili është kthyer në seancë me vendim të presidentit, raporton Ekonomia Online.

Në votim kanë marrë pjesë 67 deputetë, 28 prej tyre kanë votuar për, 32 kundër, ndërsa 7 deputetë kanë abstenuar.

Kështu nuk është miratuar rekomandimi i komsionit parlamentar për vërejtjen e presidentit për Ligjin për Shoqëritë Tregtare.

Para votimit, deputetët diskutuan për këtë ligj. Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa, iniciatore e shtimit të amandamentit i cili detyron shoqëritë aksionare që në bordet e tyre të ketë përfshirje të grave prej 40%, tha se argumentet e presidentit nuk qëndrojnë sepse, sipas saj, ai ka injoruar nenin 24.

Ajo ka deklaruar se nuk qëndron argumenti që diskriminohen shoqëritë aksionare.

“Por këtë ligj presidenti i republikës së Kosovës nuk e ka nënshkruar pasi që sipas tij është në kundërshtim me ekonominë e lirë të tregut që është e paraparë me kushtetutë, dhe kjo përbën shkelje kushtetuese.

“Presidenti i Kosovës argumenton që vendosja e kuotës vetëm për shoqëritë aksionare është diskriminuese dhe cënon tregun e lirë. Argumentet e presidentit nuk qëndrojnë sepse ai ka injoruar nenin 24 të kushtetuese për parimet e të drejtat e grupeve që janë në pozitë të pabarabartë të cilat zbatohen deri në ndryshimin e pozitës. Kushtetuta kërkon që institucionet të garantojnë dhe respektojnë të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë”.

“Sipas Gjykatës Evropiane nuk ndalon që një shtet të trajtojë një grup ndryshe, por në fakt kur ka pabarazi faktike është shteti ai që duhet të ndërmarr masa për përmirësimin e kësaj gjendjeje. KE ka vlerësuar se një kuotë e tillë është e drejtë kur bëhet fjalë për përmirësimin e situatës së një grupi shoqërorë”.

“Këto argumente hedhin poshtë argumentet e presidentit. Nuk qëndron argumenti që diskriminohen shpoqëritë aksionare. Nuk qëndron argumenti që caktimi i kuotës gjinore cënon parimin e ekonomisë së lirë të tregut. Janë shumë shtete të BE së .”

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se e mbështesin rekomandimin e presidentit. Sipas tij, amandamenti i iniciuar nga Kusari-Lila nuk fuqizon grate në biznes.

“Mbështesim rekomandimin e presidentit, ashtu siç e parasheh Kushteuta. Komsisioni e ka shqyrtuar dhe i ka dhënë mbështetje këtij rekomandimi  që të miratohet sot në seancë. Ky amandament  nuk e ka fuqizimin e grave në bizneset e Kosovës”.

“Ky vendim është cënues i lirive të drejtave dhe shkeljë e kushtettuës, nëse ne jau impnojmë bizneseve një gjë të tillë. Me veprimin e tillë duke iu imponuar kouta gjimore bizneseve, në vend të kësaj duhet të mbështesim se bizneset e udhëhequra nga gratë duhet të mbështeten, do kishim mundësi që përveç Qeverisë dhe MTI-së të mbështesim programe të dedikuara për fuqizimin e grave. Ne po krijojmë precendent për biznese në Kosovë. Ne do ta votojmë rekomandimin e komisionit”.

Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, në emër të LVV-së, janë kundër vendimit të presidenit.

GP i LVV është kundër vendimit të presidentit, përkrahim ligjin sic është votuar duke përfshirë amandamentin në fjalë”.

Muharrem Nitaj, në emër të AAK-së, ka thënë se vendosja e kuotës për shoqëritë tregtare në është më shumë imponim sesa barazi.

“Vendosja e kuotës për shoqëritë tregtare në rastin e Kosovës është më tepër imponim sesa barazi. Ne besojmë që vendimi më i duhur është të miratohet vendimi i presidentit dhe vendimi i komisionit funksional”.

Albulena Balaj, në emër të Grupit Parlamentar të Nismas Socialdemokrate, tha se e mbështesin vendimin e presidentit.

“Nisma Socialdemokrate e sheh të arsyeshëm vendimin e presidentit dhe e mbështet këtë”.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se presidenti ka tejkaluar kompetencat e tij. Sipas Zemajt këshilla ligjore që ka dhënë presidenti është e gabuar.

“Presidenti ka tejkalim të kompetencës që i drejtohet Kuvendit me një amandament shtesë dhe një shlyerje të një amandamenti. Këshilla ligjore që i është dhënë presidenti është e gabuar në interferimin e punës së Kuvendit”.

Të ngjashme