“Nuk provohet shteti o djem”, Fatmir Limaj e komenton deklaratën e famshme të tij pas situatës në Veri

Prishtinë | 26 Sht 2021 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka komentuar deklaratën e famshme të tij të dhënë në ‘Pressing’ në prag të zgjedhjeve parlamentare të 2021’ës, “nuk provohet shteti o djem”, duke asociuar në zgjedhjen e Qeverisë Kurti.

Limaj të njëjtën deklaratë e ka komentuar në ‘Pressing’ në T7 pas situatës të tensionuar të krijuar në veri të Kosovës.

“Duhet të kemi kujdes se në duart të kujt është shteti, e si të trajtohet shteti. Njohja ndaj vetë shtetit, është diçka që fitohet ndalëgadalë. Përveç që jam munduar që të ngris vëmendjen, e kemi një shtet që nuk duhet të testohet çdo ditë. Nuk duhet të provohet çdo ditë. Parashikimet e mia pesimiste për vendin nuk ka qenë asnjëherë me u ndalë”, ka deklaruar kreu i Nismës.

Të ngjashme