“Nuk skuqen”, “s’kanë moral politik”, Potera reagon pas shfaqjes së Kurtit e Bulliqit në një shkollë në Podujevë

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ajet Potera, ka reaguar pasi kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqin, vizituan një shkollë në Podujevë dhe presionit drejtuar mësimdhënësve nga ta që ta ndërprejnë grevën.

Pa ua përmendur emrat, Potera ka thënë se disa politikanë pavarësisht përgatitjes së tyre profesionale kanë karakter të ulët.

Sipas Poterës, të tillët s’kanë turp, mund të bëjnë gjithçka dhe s’kanë moral politik.

“Profesionalizmin e tyre dinë të përdorin më së miri për punë të liga. Këta edhe nuk kanë turp, prandaj mund të bëjnë gjithçka. Asnjëherë nuk ka ndonjë veprim të ulët që e bëjnë e nuk mund ta arsyetojnë edhe atë pa u skuqur, për ta nuk ka moral politik!”, ka shkruar Potera.

Të ngjashme