Numërimi i mbi 9 mijë pakove me vota nga diaspora bëhet ditëve në vazhdim

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 11:25 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vlerësimit të 10 934 pakove ta ardhura nga diaspora, janë aprovuar 9 610 pako që do të numërohen kurse janë refuzuar 1 324 të tilla, raporton Ekonomia Online.

Kryeshefi i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Burim Ahmetaj, në mbledhje e këtij institucioni ka sqaruar se numërimi do të fillojë ditët në vazhdim.

“Sa i përket votave me postë, raportin e kemi para dy ditësh në e-mail dhe si shifra totale pas vlerësimit të pakove të supozuara, proces i cili ka filluar më 17 tetot dhe është përfunduar para tri ditësh, rezulton se janë  10 mijë e 934 zarfe me fletëvotime të ardhura përmes postës. Numri i pakove të aprovuara është 9 mijë e 610, ndërsa numri i pakove të refuzuara është 1 324”.

“…iu informojë se pranimi i votave me postë është bërë në QNR me 21 tetor dhe në ditët në vijim do të fillojë procesi i numërimit të votave me postë”.

Kurse sa i përket procedimit të të dhënave, ai tha se 97% e tyre tashmë kanë përfunduar, raporton EO.

“Të gjitha aktivitet sa i përket procesit të të dhënave janë në masën 97% si për kryetar edhe për kuvendin komunal, kemi numër të vogël që janë për auditim”.

“Do të fillojë edhe procesi i verifikimit të rezultateve të kandidatëve, 255 vendvotime do të vërtetohen dhe krahasohen”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme