Numërohen rreth 70% të vendvotimeve, VV-ja mbetet para LDK-së

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 22:29 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja Vetëvendosje prin me mbi 2 mijë vota ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas numërimit të rreth 70 për qind të votave të zgjedhjeve nacionale në Kosovë.

Vetëvendosje ka arritur të marrë 140.938 vota, ndërkaq LDK ka rreth dy mijë vota më pak – 138.026 vota.

PDK është e treta, ndërsa koalicioni AAK-PSD në vendin e katërt.

Edhe koalicioni Nisma-AKR pritet ta kalojë pragun.

Të ngjashme