Numrat janë siguruar, tregon Blerta Deliu

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 23:56 | Nga

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, e cila ka marrë vota të mjaftueshme për mandatin e tretë për deputete të Kuvendit të Kosovës, ka bërë me dije se shumë shpejt koalicioni PDK-AAK-Nisma do t’i formojë institucionet e reja.

Ajo ka thënë se tashmë ky koalicion i ka siguruar votat e mjaftueshme për votimin e qeverisë dhe se Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër i ardhshëm.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Deliu-Kodra ka hedhur poshtë mundësinë që PDK-ja të mbetet në opozitë. Sipas saj, PDK-ja do të jetë pjesë e Qeverisë, sepse nuk ka alternativë tjetër.

Deliu-Kodra ka deklaruar se qeverisja e drejtuar nga koalicioni PAN do t’i sjellë vendit stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme