Nushi e Gashi thonë se nuk janë rrahur, pati vetëm “gjuajtje me ujë”

Prishtinë | 05 Maj 2020 | 23:17 | Nga Ekonomia Online

Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi dhe avokati i Vetëvendosjes, Tomë Gashi, kanë hedhur poshtë raportimet e ish-deputetit, Milaim Zeka se ka pasur rrahje pas përfundimit të debatit në televizionin publik.

Nushi ka thënë se nuk ka pasur konfrontim fizik me Tomë Gashin, por ka pranuar se e ka gjuajtur me ujë dhe se ai është ofenduar nga avokati Gashi.

“Mos shqetësoheni. E kam gjuajtur me ujë pasi jam ofenduar tepër rëndë dhe dëshmitarët e kanë parë se sa jam ofenduar. Unë nuk e kuptoj pse Milaim Zeka ka publikuar lajmin për rrahje me Tomë Gashi”, ka thënë Nushi.

Ai nuk ka treguar fjalët për shkak të të cilave është ofenduar, duke thënë se “ka kulturë familjare dhe se nuk ka mundësinë të lëshohet në atë nivel”.

Edhe avokati Tomë Gashi ka thënë se pas debatit nuk ka pasur rrahje, por atë që e ka merituar Nushi i PSD’së ia ka kthyer.

“Nol Nushi ka mund të gjuajë me ujë. Nuk ka pasur kurrfarë rrahje. Gjithçka është incizuar në TV. Atë që e ka merituar, ia kam kthyer”, është shprehur Gashi për RTV Dukagjini.

Kujtojmë se ish-deputeti Miliam Zeka, ka deklaruar se ka pasur përleshje fizike mes Nushit e Gashit, por ishte ai dhe gazetari Ridvan Berisha që nuk lejuan të eskalon gjendja.

Të ngjashme