Nushi i PSD-së e quan Osmanin presidente e “aksham pazarit”

Prishtinë | 05 Pri 2021 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në statusin e saj të fundi ka cituar një thënie të nënës së Jusuf Gërvallës.

E, pas kësaj Nol Nushi nga PSD, në një postim në Facebook këtë e ka quajtur veprim të gërrditshëm.

Ai ka thënë se Osmani përmes fjalëve të nënës së heroit, po mundohet me e përligjë shitblerjen dhe pazaret me deputetë që u bënë për me i siguru votat për vete.

Statusi i plotë:

Vjosa Osmani, ne statusin e saj ku gezohet qe e ka marre postin e presidentes, e paska citu thenien e nenens se Jusuf Gervalles.
E gerrditshme. Permes fjaleve te nenes se heroit, po mundohet me e perligje shitblerjen dhe pazaret me deputete qe u bene per me i siguru votat per vete.
Vjosa, presidente e aksham pazarit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme