Nushi: Kryeministri po i lufton sindikalistët me njeriun që vodhi polikolorin e shkollës

Prishtinë | 05 Sht 2022 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka kritikuar sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Nol Nushi është shprehur se Kurti po i lufton sindikatat me njeriun që siç shprehet ai e ka vjedhur polikollorin e shkollave kur ka qenë drejtor i arsimit.

Kurti sot ishte në Podujevë, në komunën e Bulliqit, ku përcollën nga afër mësimin që mbahej në shkollën ‘Enver Maloku’.

Nga aty, nuk munguan skenat patetike nga Kurti, i cili e përdori një vajzë të vogël që në njëfar mënyre t’i sulmojë mësimdhënësit që po mbajnë grevë.

Atij iu afrua një nxënëse e quajtur Aurorë, teksa Kurti tha se “të gjithë jeni kureshtarë ta dini se çka më tha Aurora, ajo më tha ‘unë po du me nejt në shkollë’”.

Të ngjashme