Nushi publikon dokumentet: Ja pse arrestimi i Dardan Molliqajt ishte politik

Prishtinë | 17 Kor 2021 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Sekretari organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas lirimt të liderit të kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili u arrestua dje gjatë një aksioni për tiketat ngjitëse prej 5 eurosh për automjetet.

Nushi ka publikuar disa dokumente, duke treguar për arsyet pse arrestimi i djeshëm i Dardan Molliqajt ishte politik.

“Ne vendimin per mbajtje, te arsyet e vendimit, thuhet qe i pandehuri mund te ndikoje te provat dhe deshmitaret e rastit dhe poashtu qe karakteristikat e te pandehurit dhe rrethanat e rastit mund te ndikojne qe i pandehuri, nese lihet i lire, ta perserise vepren. Nje dite me pas, te gjitha keto arsye pushojne se ekzistuari dhe prokurorja e rastit, me nje vendim te ri, e liron Dardanin ne procedure te rregullt gjyqsore”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.

Nushi thotë se burgosja e tij ishte politike sepse kishte për qëllim diciplinimin e atyre që reagojnë, sidomos në tema të korrupsionit financiar që po e bën Lëvizja Vetëvendosje.

“Edhe lirimi i tij ishte politik pasiqe presioni publik ndaj kesaj padrejtesie ishte i madh dhe i painjorueshem. Kurti cartazi ka mendesi autoritare. Eshte detyre e jona qe te mos e lejojme qe kete mendesi ta ushtroje ai pushtet ne ne organizma te shtetit”.

Fotografia e Nol Nushi
Fotografia e Nol Nushi

Kujtojmë se dje pas një aksioni të PSD-së, u arrestuan me forcë disa zyrtarë të PSD-së, në mesin e tyre edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili u lirua sot.

Lidhur me arrestimin e tetë zyrtarëve të PSD-së, Policia dje në orët e vona, pas reagimeve të shumta, kanë dhënë sqarim.

Policia njoftoi se ndaj mbikëqyrësit i cili ka menagjuar me veprimet policore është shqiptuar masa e suspendimit, ndaj të cilit njëkohësisht është iniciuar edhe procedura për përgjegjësi komanduese

Të ngjashme