Nyja rreth demarkacionit synohet të zgjidhet këtë javë

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 08:14 | Nga

Vendimmarrja në Kuvend do të riaktivizohet këtë javë në përpjekjen për t’i dhënë zgjidhje nyjës rreth demarkacionit. Kryesia e organit ligjvënës të hënën do ta shqyrtojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, vetëm një ditë para se kryeministri malazias, Dushko Markoviq, e nis vizitën e parë zyrtare në Kosovë, shkruan sot Koha Ditore.

Partitë në pushtet janë duke bërë përpjekje që të gjendet një justifikim i fortë për t’i dhënë mbështetje versionit zyrtar të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi. Opsion është miratimi i një deklarate të përbashkët mes dy vendeve, ku shprehet zotimi për rishikim të marrëveshjes nëse gjenden fakte të reja. Por kryeministri malazias ka përjashtuar opsionet e tjera derisa ka thënë se vjen me kërkesën e vetme – që Kosova ta ratifikojë marrëveshjen.

Pas më shumë se dy javë qëkur Komisioni për Punë të Jashtme e procedoi demarkacionin në Kryesi, kjo e fundit përfundimisht do ta shqyrtojë atë në mbledhjen e së hënës.

Aty pritet të vendoset data se kur marrëveshja do t’u përcillet deputetëve në seancë plenare. Objekt shqyrtimi do të jetë Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Ai përmban edhe një nen, i cili e lë të hapur mundësinë e rinegociimit të këtij dokumenti apo edhe që çështja e demarkacionit të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme