Obiliqi organizon pritje për Haradinajn pas “triumfit” në Francë

Obiliq | 04 Maj 2017 | 20:29 | Nga

Komuna e Obiliqit, me në krye kryetari Xhafer Gashi, i cili i takon Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë organizuar një pritje për Ramush Haradinajn, sikur u tha, pas triumfit në Francë.

Në tubimin që është mbajtur në shkollën “Ibrahim Rugova” merrnin pjesë zyrtarë komunalë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, simpatizantë të AAK-së e qytetarë të tjerë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, falënderoi të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe organizimin në pritjen e zotit Haradinaj, ndërsa uroi liderin e partisë së tij “për triumfin e radhës përballë gjykatës së Francës”.

“Kjo fitore nuk është vetëm e një lideri apo gjenerali po fitore e luftës dhe krenarisë së të gjithë luftëtarëve dhe dëshmorëve të kombit tonë”, u shpreh Gashi.

Vetë Haradinaj u shpreh se ndihet krenar që ndodhet në Obiliq. Ai i falënderoi të gjithë të pranishmit, në veçanti veteranët, invalidët dhe familjarët e dëshmorëve “që për kaq muaj përballje me drejtësinë i qëndruan përherë afër”.

Kreu i AAK-së bëri apel për unifikim dhe zhvillim të vendit. “Kështu të bindim dhe të vërtetojmë edhe ndërkombëtarët me të vërtetën e luftës dhe kombit shqiptar”.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta foli Esat Curri. Ai përgëzoi Haradinajn që “edhe njëherë mbrojti me dinjitet luftën dhe nderin e UÇK-së”.

Image may contain: 3 people, people standing and outdoor

Image may contain: one or more people, crowd and indoor

Image may contain: 5 people, people standing

Image may contain: 7 people, people standing and indoor

Image may contain: 10 people, people standing

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme