Objektiva nga Agjenda për Reforma Evropiane të pazbatuar që nga viti 2017

Prishtinë | 01 Shk 2019 | 13:56 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLSP), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike kanë prezantuar të gjeturat nga monitorimi lidhur me “Zbatimin e objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane: Cili ishte progresi i institucioneve gjatë vitit 2018”, raporton Ekonomia Online.

Njomza Mjeku, nga GLSP, tha se masat të cilat kanë pasur të plotësojnë në vitin 2017 kanë mbetur të ende të paplotësuara.

“Ne kemi monitoruar përgjatë vitit 2018 të arriturat që institucionet përgjegjëse kanë treguar në zbatimin e masave të dala nga Agjenda për Reformë Evropiane (ERA) ku kemi përfshirë edhe masat e dala nga vendimi i Qeverisë”.

“Kosova ishte zotuar që këtë agjendë ta realizonte deri në fund të vitit 2017 mirëpo jemi në fillim të vitit 2019 dhe po flasim për të njëjtat masa. Kjo vë në dukje mospërkushtimin e institucioneve tona dhe mosarritjen e tyre për të mbajtur hapin e procesit për integrim evropian të vendit tonë”.

“ERA përcakton 29 masa nga të cilat kemi identifikuar 108 veprime që rreth 63% janë plotësuar në tërësi 19% janë plotësit të plotësuara dhe 18% mbesin të paplotësuar. Në shtyllën qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit kemi 11 masa dhe gjithsej 37 veprime ku 73% janë plotësuar në tërësi, 16% janë pjesërisht të plotësuara dhe 11% mbesin të paplotësuara”.

Nora Jusufi GAP tha se në fushën e konkurrueshmërisë dhe investimeve 20 veprime kanë mbetur të paplotësuara.

“Fusha e dytë e ERA-së është konkurrueshmëroa dhe Klima e Investimeve. Gjatë vitit 2018 në baza tre mujore kemi monitoruar progresin e 12 masave të cilat kanë gjithsej 44 veprime. Konkretisht për tre mujorin e katër. Prej 44 veprime janë identifikuar rreh 57% të plotësuara, 23% pjesërisht të plotësuara dhe 20% të paplotësuara. Një arritje mund të theksohet miratimi i ligjit për Efiçiencë të Energjisë”.

Visar Xhambazi, nga PIPS tha se në fushën e arsimit dhe punësimit 22% të veprimeve kanë mbetur të paplotësuara, raporton EO.

“Gjatë vitit 2018 në fazën tre mujore kemi monitoruar progresin e 6 masave me gjithsej 27 veprime. Nga 27 veprime të identifikuara 59% janë plotësuar në terësi 19% pjesërisht dhe 22% të paplotësuara”.

Të ngjashme