O’Connell: Britania do të kontriboj edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 13:25 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell. Në këtë takim ministri e njoftoi ambasadorin britanik për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Ministri po ashtu vuri në dukje se është duke shikuar mundësitë e forcimit të agjencive të zbatimit të ligjit brenda MPB-së, në përmirësimin e situatës së përgjithshme, sa i përket zbatimit të ligjit dhe luftimit të krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit.

Gjithashtu ministri Sefaj falënderoi ambasadorin britanik për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Mbretëria e Bashkuar në ndërtimin e kapaciteteve të përgjithshme të institucioneve të Kosovës dhe kërkoi që kjo përkrahje të vazhdojë edhe më tej.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, e uroi për detyrën e re ministrin Sedaj dhe ritheksoi angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të kontribuar edhe më tej në Kosovë, në forcimin e rendit dhe ligjit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme