O’Connell: Duhet ta pranojmë atë se çka ka ndodhur në Kosovë, çdo viktimë meriton drejtësi

Prishtinë | 22 Maj 2019 | 13:02 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell ka takuar familjet e vitkimave të masakrës së 22 majit 1999 në Vushtrri.

O’Connell në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se duhet pranua atë se çka ka ndodhur në Kosovë.

Sipas tij çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi.

“Takova sot familjet e viktimave të masakrës së 22 Majit 1999 në Vushtrri. Çdo viktimë pa dallim nëse janë Shqiptarë, Serb, Roma, Ashkali, Boshnjak meritojnë drejtësi. Por më shumë se çdo gjë ata meritojnë që përjetimet e tyre te tregohen dhe të pranohen.

Pajtimi fillon duke treguar dhe ndëgjuar të vërtetën. Ne duhet të kujtojmë dhe pranojmë atë se çka ka ndodhë në Kosovë. Unë isha i prekur me atë se çka më tha sot një grua që kishte humbur vëllaun: “Ne nuk dojmë hakmarrje. Ne dëshirojmë drejtësi, që kjo mos të ndodhë më kurrë”, ka shkruar në Facebook, Ruairi O’Connell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme