O’Connell: Ikja nga tatimi problem i madh për vendin

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 00:42 | Nga

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se korrupsioni në formë të ikjes së tatimit është problem për Kosovën.

Sipas tij, këto çështje meritojnë trajtim serioz nga organet kompetente dhe hetim profesional dhe të paanshëm.

“Korrupsioni në formë të ikjes së tatimit është problem për Kosovën. Akuzat sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ janë shqetësuese. Ato meritojnë trajtim serioz nga organet kompetente dhe hetim profesional dhe të paanshëm”.

“Ndërsa, informatorët e dyshimeve të arsyeshme për veprime kundërligjore, duhet të mbrohen plotësisht, në mënyrë që të inkurajohen edhe informatorët tjerë të bashkëpunojnë me drejtësinë. Informatorët e veprimeve të kundërligjshme janë heronjtë e rinj për të cilët ka aq shumë nevojë Kosova”, ka shkruar O’Connell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme