O’Connell: Lista Serbe po gabon me “ngrirjen” e pjesëmarrjes në Qeveri dhe Kuvend

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 08:29 | Nga

Ambasadori britanik në Kosove Ruari O’Connell, beson që përfaqësuesit politik serb janë duka gabuar me “ngrirjen” e pjesëmarrjes se tyre në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

O’Connell ka thënë që Lista Serbe duhet të konsideroj kthimin në institucione, duke theksuar që bojkoti si mjet politik nuk jep rezultate.

“Në tëre Ballkanin ka një histori të bojkotit i cili është përdorur si një mjet politik, dhe ka shumë raste kur kjo ka provuar të jetë e suksesshme” ka thënë O’Connell.

Pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për parimet, ambasadori beson se kjo nuk funksionon, kështu që propozon bashkëpunim.

Ndër të tjera O’Connell ka folur edhe për çështjen e 1.600 personave të zhdukur në Kosovë, duke thënë që liderët në Kosovë dhe Serbi duhet të ndërmarrin më shumë hapa që të hedhin dritë mbi fatin e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme