O’Connell nuk flet për vizitën e Thaçit në Ujman, por shton se nuk mungon trimëria në Kosovë

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 12:42 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, në një të diele të relaksuar me lojën e Ragbyt nuk ka dashur të komentojë vizitën e presidentit, Hashim Thaçi, në liqenin e Ujmanit, në veri të vendit.

“Me fanellë të Ragbyt nuk flas për politikë,” është përgjigjur O’Connell derisa është pyetur për “xhirot lundruese” të presidentit Thaçi në veri, raporton EkonomiaOnline.

Këto komente ai i ka bërë gjatë turneut të “MiniRugby”, dhe shtoi se sporti i Ragby është tipik për shqiptarët. Sepse si pas tij trimëria nuk  mungon në Kosovë.

“Deri tash kemi pasur mbështetje maksimale prej ministrisë dhe Komunitetit Olimpik të Kosovës dhe këta janë hapat e parë për një sport të ri në Kosovë, dhe nuk është për ata që iu mungon trimëria, dhe nuk mungon trimëria në Kosovë, këtë e di shumë mirë”, tha O’Connel.

LEXO Edhe: Gashi e O’Conell marrin pjesë në turneun e “Mini Rugbyt”

Vizita e Thaçit në Bërnjak dhe Ujman, të shtunën, ka ngjallur reagime të mëdha të Beogradit zyrtar.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi do të flasë në një konferencë për medie nga Zyra e Presidentit.

Të ngjashme