O’Connell për demarkacion: Kosova s’mund ta detyrojë Malin e Zi për Arbitrazh

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 16:58 | Nga

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell është pyetur nga një qytetar se si e sheh iniciativën e Kryeministrit Haradinaj që çështjen e demarkacionit të dërgojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

O’Connell në përgjigjen e tij thotë, se kushtet e kërkuara nga grupi i Schengenit për liberalizimin e vizave duhet plotësuar.

Ai thotë se për Arbitrazh nuk mundet të detyrohet Mali i Zi që të shkojë, pasi marrëveshja është nënshkruar dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë se nuk ka pasur gabime.

“Po e them përsëri që çështja e demarkacionit është çështje bilaterale mes Kosovës dhe Malit të Zi. Dhe është grupi i Schengenit, e jo Bashkimi Evropian që ka dhënë kusht për liberalizimin e vizave. Britania nuk është pjesë e grupit të Shengenit por kur dikush parashtron procesin teknik me kushte për të arritur diçka, mendoj që reagimi më i mirë është plotësimi i atyre kushteve. Për arbitrazhin, le të kuptojmë se nuk është diçka që mund të kërkohet apo të detyrohet Mali i Zi që të shkojë në arbitrazh. Ata kanë nënshkruar marrëveshje me Kosovën dhe çdo vlerësim ndërkombëtar teknik ka thënë që nuk ka pasur gabime”, thuhet në përgjigjen e ambasadorit britanik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme