O’Connell: Punësimet politike sivjet më të theksuara, kjo po e shkatërron Kosovën

Prishtinë | 18 Mar 2019 | 09:40 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, thotë se korrupsioni dhe nepotizmi janë dy probleme më serioze me të cilat përballet Kosova, raporton Ekonomia Online.

O’Connell në konferencën për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura, ku po marrin pjesë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj, shtoi se ky projekt ka kthim mbrapa, ngase ndikimet në punësime vazhdojnë të jenë të mëdha.

Madje sipas tij, dështimi i këtij projekti është dështim i Kosovës.

“Suksesi i këtij projekti është sukses i Kosovës, por edhe dështimi tij është i Kosovës. As ne si ambasada as partnerët nuk marrim vendime, vendimet merren nga zyrtarët e Kosovës”.

“Për fat të keq edhe sivjet kemi emërim të pozitave të pakualifikuara. Agjencioni Kosovar për Verifikim të Pronave është shembull i tillë”.

Ai përmendi edhe një rast sipas të cilit personi edhe pse është i kualifikuar nuk është përzgjedhur sepse nuk ka asnjë lidhje politike.

“Rasti konkret është Enis Berisha ai i cili deri më tani është vlerësuar mirë në shtatë procese madje në disa vende vlerësohet si kandidat me shumë pikë, por asnjëherë nuk është emëruar në asnjë institucion”.

“Një qasje e tillë po shkatërron institucionet siç po shohim me Postën. Ne nuk kemi heqë dorë nga Kosova sepse besojmë në qytetari aktive e cila do kërkojë llogari te të përzgjedhurit e saj. Besojmë se vetëm me profesionalizëm do përmirësohet qeverisja e saj”.

“Pajtohem me kryetarin që Kosova duhet ta bëjë këtë punë vet, pajtohem me kreminsitrin që thotë se konsolidimi i shtetit buron nga ne”.

Para një vit e gjysmë Qeveria e Kosovës dhe Ambasada Britanike kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit lidhur me rekrutimin e pozitave të larta drejtuese.

Memorandumi ka për qëllim që procesi i rekrutimit të personave në krye të agjencive të jetë kredibil, ndërsa gjatë procesit kishte të angazhuar edhe ekspertë nga kjo ambasadë.

Marrëveshje u nënshkrua edhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, për vazhdimin e projektit për rekrutimin e zyrtarëve profesionalë në pozita të larta drejtuese.        

Kjo ambasadë dhe ajo amerikane reaguan për vendimin e Kuvendit për të zgjedhur Naser Shalën, drejtor të sekretariatit ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Mbahet konferencë për projektin e Ambasadës Britanike për rekrutimin e pozitave të larta drejtuese në shërbimin civil dhe institucione të pavarura. Fjalë rasti do të mbajnë kryeparlamentari Kadri Veseli; kryeministri Ramush Haradinaj dhe ambasadori britanik, Ruari O’Connell

Posted by EkonomiaOnline on Monday, March 18, 2019

LEXONI EDHE:

Të ngjashme