O’Connell: Qytetarët mos t’i pranojnë vendimet e këqija nga partitë që i kanë votuar

Prishtinë | 14 Sht 2018 | 13:18 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ruairi O’Connell, Ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, tha se qytetarët s’duhet të pranojnë vendime të këqija nga partitë që i kanë votuar, raporton Ekonomia Online.

O’Connell këto komente i bëri në diskutimin publik me temë “Rritja e transparencës dhe llogaridhënies ndaj zgjedhësve”, të organizuar me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Sipas tij, demokracia ka nevojë për qytetari aktive, media të lira dhe profesioniste, deputetë që kanë kontakt me qytetarët.

“Qytetarët nuk duhet të pranojnë vendime të këqija sidomos nga partitë që i kanë votuar. Nuk duhet fajësuar një parti ose tjetër. Në Kosovë flitet për votues të një partie sikur tifoz futbolli. Këta votues mund ta ndërrojnë partinë”.

“Demokracia ka nevojë për qytetari aktive, media të lira dhe profesioniste, deputetë që kanë qasje me qytetarë”.

“Demokracia nuk është sistem që mbijeton duke mos pasur kujdes ndaj saj. Deputet duhet të bëjnë çfarë kërkojnë qytetarët”.

Vjosa Osmani deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) përmendi bllokimin që bëjnë pakicat në çështjet e mëdha.

“Për gjatë këtyre 10 viteve është dëshmuar se qytetaria aktive në raport me politikanë është treguar jashtëzakonisht e mirë. 20 vite pas luftës kemi mbi përfaqësimin të pakicave që mbizotërojnë dhe e bllokojnë vendimmarrjen”.

Xhevahire Izmaku nga PDK-ja tha se mundohen të jenë transparent me votuesit.

“Fatbardhësisht janë rrjetet sociale që na mundësojnë komunikimin me votuesit tanë. Ne kemi punë shumë si deputet me e rregulluar llogaridhënien”.

Fitore Pacolli nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje tha se në Kosovë ka autokraci, raporton EO.

“Sot është dita aktuale që duhet të Flasim për demokracinë. Ne si shtet nuk kemi arritur të ecim drejt një demokracie të plotë. Sistemi ynë ka disa elemente të demokracisë por ka edhe elemente të autokracisë duke u bazuar në veprimet e disa politikanëve”.

“Fatkeqësisht institucionet kanë punuar pak që ta ndërtojmë një qeveri aktive. Unë mendoj që në Kosovë nuk ka demokraci”.

Ahmet Isufi nga AAK-ja, tha se duhet të lihen anash interesat e caktuara politike dhe të gjitha partitë për tema të mëdha.

“Shumë nga seancat kanë ndodhur që të mos ketë kuorum dhe do të thotë qe kemi pa përgjegjësi të deputeteve. Segmentet politike të caktuara për hire të demokracisë duhet ti lënë inatet politike dhe të bashkohemi në tema të mëdha”.

“Opinioni duhet të jetë më i fokusuar që t’i bëjnë deputetet më llogaridhënës ndaj qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme