O’Connell: Sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën

Prishtinë | 22 Dhj 2017 | 19:17 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, pas mbledhjes së nënshkrimeve për zhbërjen e ligjit për Gjykatën Speciale, ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta, njofton Klan Kosova.

“Sonte, mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta”, tha O’Connell në një prononcim për mediat.

Ai tha se i vjen shumë keq kur dëgjon tani një përpjekje për ta hequr ligjin për Specialen për arsye që ai tha se nuk i kupton plotësisht.

“Në atë kohë politikanët kanë shti interesin shtetëror para interesave personale”, tha O’Connell, duke shtuar se tani po i duket që për interesa personale kanë kërkuar që të ndalet procesi i gjykatës.

Të ngjashme