Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 19:05 | Nga Ekonomia Online

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mirëpret nënshkrimin e marrëveshjes për normalizim ekonomik në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të krijojë mundësi për fuqizimin e sektorit privat dhe hapjen e potencialit të të dyja vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike.

Normalizimi i marrëdhënieve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë i hap rrugë vendit për zhvillim të mëtutjeshëm, duke ofruar mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit të mallrave, tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si dhe integrimin e plotë ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Adresimi i çështjeve ekonomike do të ndihmojë të dyja shtetet në aspektin e rritjes ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndërsa investimet në infrastrukturën hekurudhore dhe rrugore si dhe operacionalizimi i vendkalimit të integruar kufitar do të lehtesojnë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave.

Oda Ekonomike Amerikane rithekson se fuqizimi i marrëdhënieve ekonomike të Kosovës me shtetet fqinje kontribuon në përmirësimin e imazhit të vendit, ndërsa përshëndet marrëveshjen e sotme si një hap shumë i rëndësishëm drejt avancimit shumë të nevojshëm ekonomik të vendit.

Të ngjashme