Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon diskutim me ministrin Aliu

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Për të diskutuar për rëndësinë e planifikimit hapësinor në zhvillimin dhe rritjen ekonomike, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka organizuar diskutim me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Arian Zeka, Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane tha se planifikimi hapësinor është i lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik, ku me këtë rast theksoi qëllimin e këtij diskutimi me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Zeka theksoi rëndësinë e legalizimit të objekteve pa leje, po ashtu, për planet e Ministrisë për ngritje të vetëdijes publike për procesin e aplikimit, por edhe skenarët alternativë pas skadimit të periudhës për aplikim për legalizim, meqë edhe kjo temë është e lidhur ngushtë ne çështjen e zhvillimit ekonomik.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, theksoi se është i lumtur për mundësinë e diskutimit me ndërmarrjet private dhe vendosjes së bashkëpunimit me përfaqësuesit e sektorit privat, ku si qëllim themelor është arritja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik që respekton planifikimin hapësinor por edhe kërkesat për mbrojtje mjedisore.

Ministri Aliu më tutje tha se problem për Ministrinë që ai drejton është çështja e shpronësimit, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror.

Ministri Aliu vuri theks te veçantë edhe te çështja e legalizimit, duke theksuar nevojën e një fushate të vazhdueshme të ngritjes së vetëdijes së qytetarëve, por edhe bizneseve, duke nënvizuar edhe kontributin që odat ekonomike mund të bëjnë në këtë aspekt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme