OJQ-të serbe në Kosovë kërkojnë nga Kurti që të nis theleminin e Asociacionit

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga komuniteti serb në Kosovë të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

“Ne, organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.

Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe është obligim që është ndërmarrë gjatë negociatave në Bruksel dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën për arritjen e zbatimit të tij”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.

OPEN pret nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel.

Nënshkruesit (sipas renditjes alfabetike):

Qendra për Veprim Afirmativ Shoqëror (CASA), Mitrovicë e Veriut

Qendra për Përfaqësim të Kulturës Demokratike (ACDC), Mitrovicë e Veriut

Bota Bardhë e Zi (CBS), Mitrovicë e Veriut

Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Multietnik (FDMC), Graqanicë

Qendra Humane Mitrovicë (HCM), Mitrovicë e Veriut

Instituti për Zhvillim Territorial Ekonomik (InTER), Zubin Potok

Nisma e Re Shoqërore (NSI), Mitrovicë e Veriut

OJQ Aktiv, Mitrovicë e Veriut

OJQ Komunikimi për Zhvillim të Shoqërisë (CSD), Graqanicë

Radio Kim, Graqanicë

UPZH Avenija, Llapllasellë .

Të ngjashme