Olluri flet për zgjedhjen e kryetarit të ri të PDK-së: Do të dukej si thikë pas shpine për Kadri Veselin

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se muajin e ardhshëm do të zgjedh kryetarin e ri të partisë. Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë.

Gazetari Parim Olluri ka folur rreth zgjedhjes së kryetarit të ri të kësaj partie duke qenë se ky proces po ndodh tani dhe jo pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.

“Njëra prej temave më të debatueshme në vend ka qenë edhe zvarritja e PDK’së për një Kuvend të ri zgjedhor për shkak se nuk diheshin arsyet e sakta se pse nuk e mbante”, thotë Olluri në Pressing.

“Shumëkush thoshte se po bëhet për shkak se kjo do të tingëllonte si thikë pas shpine për Veselin në Hagë. Edhe nëse do të kthehej Veseli në Kosovë prapë se prapë atij s’do t’i mundësohej të ishte kryetar”, shtoi ai.

“Nuk e di nëse është më shumë frikë për zgjedhjen e kryetarit të ri apo ka qenë një lloj mungese e komunikimit me Veselin”, theksoi Olluri.

Të ngjashme