Olluri: Kurti nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në, nuk do ta respektojë as me Vjosa Osmanin

Prishtinë | 14 Jan 2021 | 21:41 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Parim Olluri ka komentuar marrëveshjen mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, edhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit e cila u bë publike sot.

Olluri në Pressing në T7 tha se Kurti nuk do ta respektojë marrëveshjen me Osmanin ashtu siç nuk e kishte respektuar marrëveshjen me LDK-në vitin e kaluar. Tutje ai tha se Osmani është një aderim në Vetëvendosje, por pak më i respektuar sesa të tjerët.

“A është Albin Kurti ai që e respekton, ai nuk e ka respektu marrëveshjen me LDK-në, me gjithë atë parti të madhe e po e respekton një aderim. Kjo po shihet që Vjosa Osmani është aderim pak më i respektuar sesa të tjerët, aderim është. Këto janë simbolika”, tha Olluri.

Kreu i LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e presidentit, Vjosa Osmani kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit.

Përmes një konference Kurti dhe Osmani kanë bërë të ditur se do të garojnë në listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme