Operacioni policor në komuna të Dukagjinit – Muhaxheri: Spektakël nga VV-ja për të përfituar vota

Prishtinë | 15 Kor 2021 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Analisti Arton Muhaxheri, tha se operacioni policor ne tri komuna të Dukagjinit, ku u arrestuan 10 zyrtarë, ka qenë politike.

Sipas tij, ky operacion është nis me tendencë nga Vetëvëndosja për të përfituar vota në zgjedhje lokale.

Postimi i plotë:

Sot në Pejë rregjimi i Albin Kurtit bëri një spektakel duke arrestuar disa zyrtar komunal ne mesin e tyre edhe Drejtorin e Urbanizmit Rajan Arapi.

Mjafton ta kuptoni kohen kur po ndodhin keto spektakle pikerisht tre muaj para zgjedhjeve lokale dhe kjo nuk do mend qe e tera po behet qe VV ti fitoj nje grushte vota ne zgjedhjet lokale te cilat as nuk do ti ndihmojne te radhitet as partia e trete.

Sondazhet po e qesin fort keq VV-ne ne Rrafsh te Dukagjinit prandaj po e perdorin aparatin shteteror per te bere arrestime puro politike.

Jam i bindur qe Rajani po te kishte ftese nga prokuroria do të ishte lajmeruar pa problem dhe nuk ishte aspak e nevojshme qe arrestimi te behet me mbi 50 pjestarë te njesise speciale thua se po arrestohet Pablo Escobar.

Nuk eshte ky i gjithe problemi sepse jam i bindur thellesisht se Rajani do te del i paster si loti por ajo qe nuk do te mund te ia paguaj ky rregjim eshte degradimi i personalitetit te nje djali te mire, te nje familjari te mire, te nje babai te mire, te nje bashkeshorti te mire, te nje profesori te mire dhe te nje puntori te palodhshem.

Të ngjashme