Opozita e gatshme për protestë, shtrenjtimi i energjisë do të dërgohet në Kushtetuese

Prishtinë | 11 Shk 2022 | 15:03 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare në Kuvend dhe jashtë saj, janë shprehur të gatshëm që në çdo mënyrë ta kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), raporton Ekonomia Online.

Ky përfundim ka ardhur pas takimit ndërmjet PSD-së me partitë tjera opozitare dhe shoqëria civile, të cilët shprehën të gatshëm të protestojnë për vendimin e ZRrE-së.  

Ata u shprehen të gatshëm që këtë çështje ta dërgojnë edhe në Gjykatë Kushtetuese.

Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate tha se në takim u diskutua për gjëra të ndryshme e në theks për shtrejtimin e energjisë elektrike.

“Ne cilësinë e Nismas Socialdemokrate sot isha i pranishëm në këtë takim, e thirrur nga kryetari i partisë Socialdemokrate e që qëllim i këtij takimi ishte mënyra edhe kordinimi për bashkëveprimin për kundërshtim të cilat kjo Qeveri e Republikës së Kosovës i ka marr në aspektin shtrenjtimit të rrymës vendim i cili e ka prek jashtëzakonisht mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Po ashtu biseduam edhe për tema të tjera sociale që e prekun qytetarin e Republikës së Kosovës. Dhe po besoj që nga sot do të fillojë një bashkëpunim i të gjitha subjekteve politike të cilat ishin të pranishme në këtë takim”, tha Shala.

E nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se ka përmendur angazhimin e opozitës për të dërguar këtë vendim në gjykatën kushtetuese

“Do ti përdorim të gjithë instrumentet demokratike në mënyrë që ta ndalim këtë rritje që e ka bërë Qeveria në bashkëpunim me ZRrE-në”, u shpreh ai.

Kryetari i PSD-së Dardan tha se ka diskutuar edhe me dy partie tjera opozitare, PDK e LDK për një kundërshtim të përbashkët. Në lidhje me datën e saktë të protestës, Molliqaj tha se do ta vendosin pas takimit edhe me partitë tjera opozitare.

“Mund të konfirmoj se ajo kauzë e përbashkët është për të gjithë të pranishmit. Njëzëri jemi pajtuar që të kemi dakordim të gjithë një zëri për kundërshtimin e rritjes së energjisë elektrike. Ky vendim nuk është bërë publik. Neve na u është rritur çmimi i energjisë elektrike me tre rreshta. Edhe me disa persona që po shkojnë dhe po marrin pjesë nëpër televizione pa e dit se vili është ai vendim i konkretizua dhe i detajuar. I ftojmë edhe partitë e tjera parlamentar opozitare që të inkurajojnë veprimin e tyre brenda institucional drejt shkresave drejt Gjykatë Kushtetuese dhe jo vetëm. Ka pajtim njëzëri nga të pranishmit që duhet një protestë të përbashkët. I kemi dy ditë kohë për modalitetin kohën dhe datën e saktë të protestës. Mund të themi që ka një energji pozitive në shtim opozitar i cili besojë që do ta rrit edhe fuqinë goditëse të aksionit ton opozitar ndaj një Qeverie e cila në shpërputhje totale të kërkesave të secilit njeri në Kosovë ka marr një vendim i cili secilit prej nesh i bënë jetën më të rënduar”, u shpreh ai.

“Unë i kam takuar pas shpalljës së protestës së parë dy partitë opozitare përkatësisht zonjën Çitaku dhe Lumir Abdixhikun. Unë besoj që partitë opozitarë të kenë një rol shumë më të shtuar dhe aktiv madje edhe ti prinë procesit. Njerëzit në protestë nuk janë njerëz të PSD-së. Pakënaqësia e qytetarëve opozitar është shumë më e madhe se sa e jona”, tha Molliqaj.

Të ngjashme