Qeveria Kurti pa strategji për tërheqjen e investitorëve, asnjë investim i rëndësishëm për një vit

Prishtinë | 28 Maj 2022 | 08:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e opozitës vlerësojnë se gjatë një viti të qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti nuk ka investime strategjike.  

Nga LDK dhe AAK thonë se po mungojnë edhe investitorët e rëndësishëm që do të siguronin zhvillim të qëndrueshëm.

Ish-zëvendëskryeministri, deputeti aktual i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj tha se Qeveria nuk ka as plan për t’i tërhequr investitorët e jashtëm në Kosovë.

Ai thotë se në aspektin e investimeve situata është e palakmueshme dhe se në vend nuk ka investuar asnjë investitor i rëndësishëm.

“Ne nuk kemi asnjë investitor të rëndësishëm në Kosovë edhe mbas ardhje së kësaj Qeverie. Madje unë mendoj se nuk kanë as plan se si mund të krijohet situata e cila investitorin strategjik mund ta shohin si joshës tregun e Kosovës”.

“Akoma jemi keq në këtë drejtim dhe nuk ka as plan për të ardhur investitorë të huaj në Kosovë”, tha Selmanaj.

Edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Time Kadriajn tha se nuk ka pasur investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti, raporton EO.

Kadriaj theksoi se edhe pse me hyrjen në fuqi të Ligjit për Investime strategjike janë krijuar lehtësira edhe për investitorët kosovar që ta shtrijë tregun e tyre edhe në Kosovë, Qeveria nuk ka asnjë plan.

“Ne kemi pasur Ligjin për investime strategjike dhe janë bërë shumë përmirësime dhe lehtësira administrative në mënyrë që investitorët edhe kosovarë që jetojnë jashtë të kenë një lehtësi administrative në mënyrë që të vijnë dhe investojnë biznesin e tyre në Kosovë sepse ka pak investime”.

“Nuk kemi parë investime strategjike për një vit të Qeverisë Kurti”, tha Kadriaj.

Të ngjashme