Opozita e quan punën e Qeverisë Kurti si më të dobëtën në historinë e Kosovës

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 11:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri,  ka thënë se Qeveria për 100 ditë është karakterizuar me mosangazhim e mosvizonin, raporton Ekonomia Online.

Sipas Tahirit duke qenë se pozita nuk po ka mundësi të flasë për nismat e premtuara që është dashur të realizohen, po e kthen vëmendjen kah opozita.

“Opozita nuk e udhëheq këtë vend. Nuk është dëm e turp me kritiku për mospunën, mosangazhimin e mosvizionin e kësaj qeverisje. Ne thjeshtë po i përmendim iniciativat që nuk po shohim që kanë nisë me u realizua. Sot në këtë 100 ditësh është dashtë me kritiku për ato projekte se a po bëhen mirë apo jo. Duke mos pas mundësi me fol për krejt këto iniciativa, deputet e pozitës mundohen me kthy vëmendjen nga opozita”, është shprehur ai.

Ai ka thënë po ashtu se po kërkojnë më shumë përgjegjësi nga kjo qeveri e ky kryeministër.

Edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti, duke e quajtur më të dobëtën në historinë e Kosovës.

“Qeveria Kurti do të mbahet mend si qeveria më e dobët në histori të vendit. 100 ditë dëshpërim për qytetarët”, ka thënë ajo.

Kurse deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, ka thënë se që në ditët e para të formimit të Qeverisë opozita shfaqi mllef ndaj qeverisë dhe me veprime të qëllimshme dëmtonte procese të rëndësishme.

Të ngjashme