Opozita kërkon që të thirret seanca e jashtëzakonshme për depërtimin e shtetasve turq

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 14:50 | Nga

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbështetur edhe nga Grupi Parlamentar i VV dhe i GDP, e ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me deportimin e gjashtë shtetasve turq, transmeton Ekonomia Online.

“Mos harmonizimi i veprimeve institucionale dhe ikja nga përgjegjësia e krerëve institucional lidhur me rastin e deportimit po vazhdon edhe në trajtimin e kërkesës nga ana e Kryesisë së Kuvendit, e cila nuk po arrin të mbledh anëtarët e saj për ta shqyrtuar të njëjtën edhe pse sot është ditë pune”, thuhet në një komunikatë  për medie nga LDK.

Grupi Parlamentar i LDK-së ka parashtruar edhe një herë sot kërkesën që Kryesia e Kuvendit të respektoj rregulloren e punës, të mblidhet dhe të caktojë seancën për ditën e nesërme në orën 14:00.

Të ngjashme