Opozita i kundërpërgjigjet me seancë formimit të Ekipit negociator

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 08:07 | Nga

Opozita i është kundërpërgjigjur me iniciativë për seancë të jashtëzakonshme parlamentare përcaktimit të institucioneve për ta themeluar Ekipin negociator, për fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë. Seanca është paraparë të mbahet më 16 korrik, dy ditë para se të organizohet takimi i dytë në kuadër të procesit final të këtij dialogu.

Është grupi parlamentar i Partisë Socialdemokrate (PSD) ai që të enjten ka nisur të mbledhë nënshkrime për mbajtjen e një seance në lidhje me këtë fazë të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duke e pasur parasysh ndikimin politik që ka ky dialog dhe marrëveshja eventuale që del nga ai, do ta ketë në procesin e shtetndërtimit, zhvillimit, e demokracisë në Republikën e Kosovës. Përmes kësaj seance të jashtëzakonshme deputetët nënshkrues do të kërkojnë që diskutimi dhe vendimmarrja t’i kthehen Kuvendit, organi më i lartë legjislativ”, ka bërë të ditur Visar Ymeri, një nga deputetët e PSD-së.

E ka bërë këtë ditën kur “Koha Ditore” ka raportuar se Ekipi negociator tashmë është funksionalizuar dhe i cili udhëhiqet nga presidenti, dhe pjesë e tij janë edhe kryeparlamentari, kryeministri dhe liderët e partive politike parlamentare të koalicionit qeverisës…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme