Opozita lëshon sallën në shenjë proteste për mungesën e Kurtit në seancë

Prishtinë | 11 Qer 2021 | 16:39 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Opozita e ka lëshuar seancën ku po diskutohet për dialogun, raporton Ekonomia Online.

Kjo pasi kryeministri Albin Kurti nuk është prezent në seancë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kërkuar që të përmbyllet diskutimi për këtë çështje dhe të kalojnë në pika të tjera.

“Të respektohen rregullat parlamentare dhe të ndërpritet kjo pikë e rendit të ditës dhe të vazhdohet me pikat tjera” ka theksuar ai.

Edhe Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Arben Gashi ka thënë se po e lënë seancën derisa edhe Kurti të kthehet.

Por kjo kërkesë e tij nuk është përfillur. Kështu e gjithë opozita ka dal nga salla e Kuvendit.

Të ngjashme