Opozita në një grup pune me Murat Mehën

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 08:32 | Nga

Eksponentë të opozitës do të ulen në të njëjtën tryezë me Murat Mehën dhe me anëtarët e tjerë të Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit, si pjesë e një grupi për ta trajtuar çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Për muaj rresht subjektet opozitare kanë kërkuar shkarkimin e Mehës dhe anëtarëve të Komisionit, të cilët i kishin pandehur edhe për tradhti.

Naim Rashiti, drejtor për Kosovë i Grupit për Hulumtimin e Politikave të Ballkanit, prej kohësh ka iniciuar dialogun politik për çështjen e demarkacionit dhe tek këtë të martë ka mbërritur të organizojë takim të përbashkët me liderët e subjekteve kryesore politike.

Një fjalë është bërë sebep që përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, LVV-së, AAK-së dhe të Nismës të mos e firmosin deklaratën e sponsorizuar nga Rashiti, e që adresonte çështjen e kufirit me Malin e Zi. Burime të gazetës kanë thënë se në momentin e fundit AAK-ja ka kërkuar të ndërhyhet në fjalinë që flet për pajtueshmërinë rreth shqyrtimit të Marrëveshjes së demarkacionit. Ky subjekt politik ka kërkuar që fjala “shqyrtim” të zëvendësohet me “rishqyrtim”, shprehje që nuk kanë kuptim krejt të njëjtë. Kundër propozimit ishte betonuar LDK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme